Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab al-Mandeb

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab al-Mandeb

Një ministër i Jemenit ka paralajmëruar se rebelët Huthi po planifikojnë të marrin kontrollin e territoreve përgjatë Ngushticës Bab al-Mandeb. Tre burime nga rebelët Huthi dhe një zëdhënës i forcave qeveritare jemenase në zonë e konfirmuan paralajmërimin për AFP-në. “Huthitë po punojnë për të krijuar kushtet për të marrë kontrollin e Ngushticës Bab al-Mandeb duke zgjeruar praninë e tyre përgjatë bregdetit perëndimor dhe duke u përpjekur të kontrollojnë ishujt strategjikë jemenas në Detin e Kuq”, tha për AFP-në Ministri i Informacionit i Jemenit, Moammar al-Eryani, duke përmendur një prani të madhe të rebelëve Huthi dhe planet e nxjerra në pah nga “sulmet e përsëritura ndaj porteve, infrastrukturës civile, anijeve dhe aftësive detare të qeverisë”. “Huthitë po përpiqen të konsolidojnë një prani në zonën Bab el-Mandeb”,...