Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali, 3 të arrestuar

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali, 3 të arrestuar

Mbi 3.3 ton kokainë janë sekuestruar në një operacion të përbashkët të autoriteteve spanjolle dhe portugeze, i zhvilluar në zonën e Costa del Sol në Spanjë dhe në Portugali. Në kuadër të operacionit janë arrestuar tre persona, dy në Spanjë dhe një në Portugali, të dyshuar si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Operacioni u zhvillua pas hetimeve të nisura nga autoritetet spanjolle, të cilat kishin marrë informacion se një furgon po transportonte një sasi të konsiderueshme droge nga Portugalia drejt Costa del Sol. Hetimet çuan policinë në një pronë në Torremolinos, ku u zbuluan rreth 1.7 ton kokainë. Në ambientet e pronës u arrestua një person dhe u sekuestrua gjithashtu një pistoletë e mbushur. Ndërkohë, autoritetet ndoqën një automjet, i cili...