Itali/ U kap me pako kokaine në trup e në makinë, lihet në burg 29-vjeçari shqiptar
Një 29-vjeçar është arrestuar në Vallecrosia, Imperia të Italisë pasi iu gjet kokainë. Ndaj tij, gjykata ka caktuar arrest në burg. I riu u ndalua nga policia për një kontroll, gjatë një monitorimi rutinë të territorit. Gjatë kontrollit iu gjetën dy pako me kokainë, të mbyllura hermetikisht. Dy të tjera u gjetën të fshehura brenda automjetit. 29-vjeçari kishte precedent penal, ndërsa edhe më herët kishte shfaqur sjellje të çuditshme.
Burimi:
vizionplus.tv