Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri botëror”, Lavrov: Do të thellojmë bashkëpunimin!

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri botëror”, Lavrov: Do të thellojmë bashkëpunimin!

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë të thellojnë bashkëpunimin dhe të kontribuojnë në krijimin e një “rendi të ri dhe të drejtë botëror”. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një takimi me homologen e tij koreano-veriore, Choe Son Hui. Sipas agjencisë shtetërore koreano-veriore KCNA, Lavrov rikonfirmoi angazhimin e Moskës për zgjerimin e bashkëpunimit me Phenianin në të gjitha fushat, duke e lidhur këtë partneritet edhe me çështjet e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar ndjeshëm pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Bashkëpunimi mes Moskës dhe Phenianit ka përfshirë edhe dimensionin ushtarak, ndërsa të dyja palët kanë theksuar partneritetin e tyre strategjik. Pjesëmarrja e trupave koreano-veriore në luftimet në rajonin rus të Kurskut është cilësuar...