Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënuari amerikan vdes në moshën 101-vjeçare

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënuari amerikan vdes në moshën 101-vjeçare

Francis Clifford Smith, i burgosuri amerikan që kaloi rreth 70 vite në burg, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare. Jeta e tij mund të kishte përfunduar shumë më herët, pasi ekzekutimi i tij ishte shtyrë tetë herë. Smith ishte dënuar në vitin 1950, kur ishte 25 vjeç, për vrasjen e një roje nate. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai këmbënguli se ishte i pafajshëm. Disa dëshmitarë kishin tërhequr dëshmitë e tyre fillestare, ndërsa një person tjetër kishte pranuar se kishte kryer vrasjen. Për shkak të këtyre dyshimeve, ekzekutimi i tij u shty disa herë, deri në vitin 1954, kur dënimi me vdekje iu shndërrua në burgim të përjetshëm. Megjithatë, Smith do të kalonte rreth shtatë dekada pas hekurave, duke u bërë, sipas BBC, personi që kishte...