Autobusët kinezë nën “lupën” e Norvegjisë, rrezik për sigurinë kombëtare
Norvegjia planifikon të kufizojë blerjen e autobusëve nga Kina dhe vende të tjera me të cilat nuk ka bashkëpunim në fushën e sigurisë. Propozimi është bërë i ditur nga Ministria norvegjeze e Transportit, e cila argumenton se rritja e numrit të autobusëve nga këto vende mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare. Ministri i Transportit dhe Komunikimeve, Jon-Ivar Nygard, tha se në një situatë ndërkombëtare gjithnjë e më të tensionuar, Norvegjia duhet të marrë masa për mbrojtjen e interesave të saj të sigurisë. Sipas Administratës Norvegjeze të Rrugëve Publike, nëse blerjet vazhdojnë me ritmin aktual, autobusët kinezë mund të përbëjnë deri në 60% të flotës norvegjeze deri në vitin 2033.
Burimi:
javanews.al