“Ndërkombëtarët po vëzhgojnë”/ Grupi koordinator i protestës letër PE dhe institucioneve të tjera: Të mos kemi më dhunë policore dhe arrestime arbitrare
Një protestues bëri me dije se grupi koordinator i protestës i kanë dërguar një letër PE-së dhe institucioneve të tjera, ku kërkojnë qe të vëzhgojnë lëvizjen e tyre kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai bëri me dije se nuk do të ketë më arrestime arbitrare dhe dhunë policore apo ndonjë formë tjetër presioni nga ana e pushtetit. “Sot dua ta fillojmë me një deklaratë që grupi i koordinimit dhe protestues të tjerë ia ka dërguar disa institucioneve ndërkomëbtare, PE dhe organeve të tjera. Këtë kërkesë e kemi dërguar dhe tani e gjithë protestë dhe njerëzit janë në vëzhgim nga organet ndërkombëtare që të mos kemi më dhunë policore, arrestime arbitrare dhe forma të tjera presioni”, tha ai.
Burimi:
gijotina.com