Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikiti u gjet, duhet vetëm emri, cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual

Identikitin e presidentit e gjetën, tani duhet vetëm emri. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shumë pranë zgjidhjes së krizës politike, për të shmangur edhe një palë zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme. Por Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku e lanë Kosovën me një pikëpyetje të madhe: si duhet të jetë presidenti apo presidentja e re e vendit? Një mendim për këtë e ka edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu. “Duhet t’i ketë 35 vjeç dhe duhet të jetë rezident dhjetë vitet e fundit në Kosovë. Pastaj, konsensual nënkupton një person i cili i sheh partitë politike të njëjta dhe të mos i shohë partitë politike si kundërshtarë. Në bazë të Kushtetutës, presidenti është faktor i unitetit, i cili ka për detyrë bashkëpunimin...