Kujtesa e Shqipërisë në fotografi, ekspozitë në parkun “Rinia”

Kujtesa e Shqipërisë në fotografi, ekspozitë në parkun “Rinia”

Kujtesa e Shqipërisë është sjellë përmes fotografisë, në një ekspozitë të veçantë të organizuar në Parkun Rinia, në kuadër të Ditës Botërore të Fotografisë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë, prezantoi për publikun një koleksion imazhesh nga objektivi i fotografëve korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci, dy prej pionierëve të fotografisë shqiptare. Ekspozita sjell momente nga jeta e përditshme e krahinës së Korçës gjatë shekullit XX, të fiksuara në celuloid dhe të ruajtura në Fototekën e DPA-së. Përmes fotografive, vizitorët mund të njihen me portrete, pamje nga jeta urbane dhe aspekte të jetës në periferi, të dokumentuara në negativë xhami. Sipas DPA-së, rreth 10 mijë fotografi i përkasin fondit të Vani Burdës dhe Thimi...