Shtypi i ditës, falas për qytetarët në Bibliotekën Kombëtare
Pas tetë vitesh ndërprerjeje, Biblioteka Kombëtare rikthen një shërbim të munguar për lexuesit: mundësinë për të lexuar falas shtypin e ditës në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”. Tani, qytetarët, studentët, studiuesit dhe të gjithë të interesuarit do të mund të ndjekin çdo ditë gazetat dhe botimet e shkruara të ditës, në një hapësirë të hapur dhe mikpritëse. Rikthimi i këtij shërbimi shkon përtej leximit të gazetave në sallën e leximit. Ai synon të rikthejë një zakon të rëndësishëm qytetar: informimin përmes leximit, krahasimin e burimeve, reflektimin dhe krijimin e një opinioni të pavarur. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se, rihapja e shtypit të ditës është pjesë e vizionit për një Bibliotekë Kombëtare më të hapur, më të qasshme dhe më pranë...
Burimi:
kultplus.com