Teatri ODA po merr pamje të re, 1.3 milionë euro për rinovimin

Teatri ODA po merr pamje të re, 1.3 milionë euro për rinovimin

Teatri ODA në Prishtinë po i nënshtrohet një rinovimi të plotë, në kuadër të një investimi prej 1.3 milionë eurosh. Punimet synojnë përmirësimin e hapësirave dhe kushteve për artistët, trupat e pavarura dhe publikun, pas më shumë se 20 vitesh aktivitet artistik. Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se investimi është pjesë e përpjekjeve për forcimin e infrastrukturës kulturore dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë. Teatri ODA, ndër vite, ka qenë një prej hapësirave kryesore për zhvillimin e artit bashkëkohor dhe skenës së pavarur në Prishtinë./KultPlus.com