VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik
Një pilot avioni privat bëri një ulje dramatike emergjente të martën pasdite (18 gusht) në aeroportin Akron-Canton në Ohio, pasi ingranazhi i hundës së aeroplanit u prish. Aeroplani Cessna Citation i NetJets po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar Washington Dulles në SHBA, kur ingranazhi i hundës papritmas u bllokua dhe u bë i papërdorshëm. Videoja nga aeroporti kap momentin kur marshi i uljes së pasme të avionit privat prek tokën, ndërsa në të njëjtën kohë piloti arrin ta mbajë hundën e avionit lart pa prekur pistën, duke parandaluar kështu mundësinë e një shpërthimi ose aksidenti. Sipas zjarrfikësve që nxituan në vendngjarje dhe dëshmitarëve okularë, piloti fillimisht bëri disa herë rreth aeroportit. “E ndeza radion dhe nga ajo që dëgjova, piloti ndoqi listën e kontrollit të emergjencës...
Burimi:
javanews.al