DETAJET/ Dasma e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pati vetëm 4 të ftuar! Ja çfarë parashikon kontrata paramartesore që nënshkruan
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u martuan në rezidencën e tyre multimilionëshe në prani të vetëm katër të ftuarve dhe fëmijëve të tyre. Sipas ‘Daily Mail’, ceremonia u pa nga motra e Georginës, Ivana, miku i Cristianos prej kohësh, Miguel Paisao, dhe një çift nga Spanja, José Rodríguez Sangil dhe gruaja e tij Monica Gonzalez Martinez. Sipas të njëjtit botim, çifti, i cili u martua saktësisht një vit pasi shpalli fejesën, ka vendosur t’i mbajë të ndara pasuritë e tyre para martesës. Marrëveshja paramartesore për të përcaktuar statusin e pasurive të tyre thuhet se është nënshkruar te një noter në Lisbonë më 10 gusht, një ditë para ceremonisë. Një kopje e certifikatës së martesës e marrë nga gazeta portugeze Jornal de Notícias thotë se ceremonia...
Burimi:
javanews.al