Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin
Një spektakël i rrallë astronomik do të mund të vëzhgohet edhe nga Tirana mbrëmjen e 12 gushtit, kur Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe do të krijojë një eklips të pjesshëm diellor. Ndërsa në disa pjesë të Evropës do të shihet eklipsi i plotë, në kryeqytetin shqiptar fenomeni do të jetë më i kufizuar, por me një moment të qartë maksimumi. Sipas të dhënave astronomike për Tiranën, eklipsi do të nisë në orën 19:31 dhe do të arrijë pikën maksimale vetëm dhjetë minuta më vonë, në 19:41. Fenomeni do të përfundojë në 19:44, duke zgjatur gjithsej rreth 13 minuta. Në momentin e maksimumit, Hëna do të mbulojë vetëm një pjesë të vogël të diskut të Diellit. Kjo do të thotë se Tirana nuk do...
Burimi:
javanews.al