Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Aktori Brad Pitt ka folur për herë të parë periudhën veçanërisht të vështirë në jetën e tij, të cilën e lidhi me “çështjet familjare”, duke përshkruar një moment në të cilin, siç tha ai, ishte në gjendje të kuptonte pse një person mund ta konsideronte vetëvrasjen si një mënyrë për t’u çliruar nga dhimbjet mendore. Në një intervistë me ‘Esquire’, aktori 62-vjeçar fillimisht sqaroi se në përgjithësi nuk kishte mendime vetëvrasëse: “Nuk kam pasur kurrë mendime vetëvrasëse për asnjë arsye. Thjesht nuk ishte në natyrën time”, tha ai, duke e përshkruar veten si “optimist të natyrshëm”, ndërsa foli edhe për mënyrën se si ky optimizëm e ka ndihmuar, por edhe e ka çuar të bëjë zgjedhje të gabuara ndonjëherë. Pitt më pas zbuloi se kishte...