Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet
Biznesmeni Valter Lavitola dhe Clesio Gomez Tavares janë arrestuar nën dyshimin se kanë organizuar sulmin me eksploziv ndaj gazetarit dhe prezantuesit të emisionit “Report” të RAI-t, Sigfrido Ranucci. Lavitola u arrestua nga karabinierët në zonën e Trasteveres në Romë, ndërsa Tavares, i cili ndodhet jashtë Italisë, është shpallur në kërkim. Sipas urdhrit të gjyqtarit hetues të Romës, Lavitola dyshohet se ka hartuar planin kriminal dhe ka koordinuar përgatitjet për sulmin. Sipas gjyqtares hetuese të Romës, Iole Moricca, motivi i sulmit lidhet me marrëdhënien personale mes Lavitolës dhe Ranuccit. Në një urdhër prej 198 faqesh, gjyqtarja argumenton se plani kishte një objektiv të dyfishtë, nga njëra anë, të krijonte perceptimin se Ranucci ishte një figurë që duhej mbrojtur, dhe nga ana tjetër, të rriste popullaritetin e...
Burimi:
javanews.al