Protesta e 72-të në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe këtë të hënë, duke shënuar ditën e 72-të radhazi të mobilizimit kundër qeverisë. Mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë, ndërsa para Kryeministrisë protestuesit priten të vijojnë tubimin me fjalime dhe denoncime për situatën politike në vend. Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, qytetarët kanë përsëritur kërkesën për largimin e Ramës nga detyra, duke deklaruar se do të vijojnë protestat deri në realizimin e objektivit të tyre.
Burimi:
syri.net