‘Përfituesit Rama, Balluku e Ron Yefet’/ Balliu: Kompania fiktive Timak Defense mori 10.6 mln euro!

‘Përfituesit Rama, Balluku e Ron Yefet’/ Balliu: Kompania fiktive Timak Defense mori 10.6 mln euro!

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të forta lidhur me deklaratat e qeverisë për ngritjen e një industrie ushtarake në vend. I ftuar në News24, Balliu theksoi se, pas kompanisë “Timak Defense” fshihet një skemë e pastër abuzimi me fondet publike, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe interesat e aleancës së NATO-s. Balliu e cilësoi kompaninë “Timak Defense” si fiktive, duke zbërthyer hapat se si u ngrit ky biznes dhe sesi sipas tij u anashkaluan kriteret ligjore gjatë nënshkrimit të kontratës: “Të kesh industri armësh kërkohet një buxhet shumë i madh dhe shpenzimet janë marramendëse, mjafton të shohim shembujt në rajon. Këtu flitet për kompaninë Timak Defense, që është fiktive. Është themeluar me 30 mijë euro buxhet, ku Ron Yefet bleu...