“Rama jep dorëheqjen”/ Revolta masive e qytetarëve në ditën e 72-të, shqiptarët ‘zbarkojnë’ sërish në shesh
Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 72-të të saj. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë, në vijim të rezistencës së përditshme prej 72 ditësh, duke kërkuar ndryshime politike dhe llogaridhënie nga qeveria. Protesta e sotme, ashtu si çdo ditë, pritet të shoqërohet me fjalime, thirrje dhe marshim në rrugët e kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve. Në ditët e mëparshme, protestuesit kanë zhvilluar marshime në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke u ndalur edhe pranë institucioneve të ndryshme dhe duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Rama, jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg!” dhe “Nesër më shumë!” janë ndër...
Burimi:
sot.com.al