Zjarr në pyjet e Klosit, flakët i drejtohen fshatit

Zjarr në pyjet e Klosit, flakët i drejtohen fshatit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtim, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos. Flakët janë shfaqur fillimisht në disa sipërfaqe me barishte, por për shkak të përhapjes së shpejtë, situata ka dalë jashtë kontrollit. Zjarri ka djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa më pas është përhapur drejt një zone pyjore pranë fshatit. Situata është bërë shqetësuese pasi flakët po afrohen drejt banesave, duke rrezikuar pronat dhe banorët e zonës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Klos, banorë të zonës dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Banorët kanë kërkuar shtimin e forcave në terren, pasi zjarri...