Ndërtimi 5-katësh pa leje në Qeparo/ “Furtunë” në Polici, pezullohen 4 efektivë

Ndërtimi 5-katësh pa leje në Qeparo/ “Furtunë” në Polici, pezullohen 4 efektivë

“Furtunë” në radhët e Policisë së Shtetit pas zbulimit të një ndërtimi 5-katësh pa leje në Qeparo të Himarës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e katër punonjësve të Komisariatit të Himarës. Në mesin e tyre janë ish-shefi i komisariatit dhe drejtues e specialistë që kanë pasur detyrë në zonën ku u krye ndërtimi. Pezullimet janë bërë menjëherë dhe ndaj efektivëve ka nisur edhe procedimi disiplinor. Vendimi vjen pas konstatimit të një objekti me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë, të ndërtuar pa leje. Për ndërtimin është arrestuar shtetasi L. B., banues në Laç, i cili dyshohet se ka kryer punimet në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë, tre punonjës të IMT-së Himarë, mes tyre kryeinspektori dhe dy inspektorë,...