Anëtarët e Këshillit bashkiak të Dimalit votojnë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Beratin

Anëtarët e Këshillit bashkiak të Dimalit votojnë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Beratin

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat e këshillit i mosshkrirjes së bashkisë Dimal. 18 nga 21 anëtarët Këshillit Bashkiak votuan “Pro” mosshkrirjes së bashkisë Dimal dhe shpalljen të pavlefshme të relacionit të propozuar për shkrirjen e kësaj bashkie Fillimisht,në mbledhjen e zhvilluar u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me bashkinë Berat. Sipas relacionit, të vetmet arsye të parashtuara në të kanë qenë: lidhja historike e hershme (ish rrethet), shtrirja përgjatë lumit Osum dhe ekzistenca e Spitalit në Berat,arsye këto që sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak Dimal nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve. Sipas këshilltarëve bashkiak, bashkia Dimal në këto 10-vitet e...