Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit ekstrem/ Sa pritet të shënojë termometri ditën e nesërme (e martë)
Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite përgjatë relieveve malore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 gradë celcisu, të cilat pritet të regjistrohen në qytetin e Gjirokastres. Ndërsa temperaturat minimale në 18 gradë celcius. Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Burimi:
sot.com.al