“Përfituesit kryesor janë Rama, Balluku e Ron Yefet”/ Industri ushtarake, Balliu denoncon skemën: Vjedhje, jo armë

“Përfituesit kryesor janë Rama, Balluku e Ron Yefet”/ Industri ushtarake, Balliu denoncon skemën: Vjedhje, jo armë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në nje studio televizive, ka hedhur akuza të forta lidhur me deklaratat e qeverisë për ngritjen e një industrie ushtarake në vend. Sipas Balliut, pas kompanisë “Timak Defense” fshihet një skemë e pastër abuzimi me fondet publike, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe interesat e aleancës së NATO-s. Balliu e cilësoi kompaninë “Timak Defense” si fiktive, duke zbërthyer hapat se si u ngrit ky biznes dhe sesi sipas tij u anashkaluan kriteret ligjore gjatë nënshkrimit të kontratës: “Të kesh industri armësh kërkohet një buxhet shumë i madh dhe shpenzimet janë marramendëse, mjafton të shohim shembujt në rajon. Këtu flitet për kompaninë Timak Defense, që është fiktive. Është themeluar me 30 mijë euro buxhet, ku Ron Yefet...