Fermat e mëdha kërkojnë rishikimin e skemës së TVSH-së, për të nxitur zhvillimin e blegtorisë

Fermat e mëdha kërkojnë rishikimin e skemës së TVSH-së, për të nxitur zhvillimin e blegtorisë

Sivjet prodhimi vendas i qumështit ka shënuar rritje, si rezultat i zgjerimit të fermave të mëdha dhe përmirësimit të produktivitetit, sipas përfaqësuesve të sektorit. Ata theksojnë se fermat e vogla po pakësohen gradualisht, ndërsa prodhimi po përqendrohet te fermat më të organizuara, të cilat po investojnë në zgjerimin e kapaciteteve. Megjithatë, blegtorët dhe drejtuesit e fermave pohojnë se sektori vijon të përballet me pengesa që lidhen me funksionimin e skemës së TVSH-së, si për importin e kafshëve ashtu edhe për transaksionet brenda vendit. Sipas tyre, këto pengesa po kufizojnë mundësinë e fermave të vogla për t’u zgjeruar dhe për të përmirësuar racën e bagëtive. Konkretisht, fermerët e vegjël edhe pse për importin e kafshëve u është hequr TVSH-ja, nuk mund të importojnë drejtpërdrejt kafshë për...