ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

Autostrada Elbasan-Rrogozhinë parashikon lidhjen e Papërit, Cërrikut dhe zonave përreth me aksin e ri. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar lidhur me informacionet e publikuara së fundmi për mungesën e një hyrje-daljeje në zonën e Papërit, përgjatë autostradës së re Elbasan–Rrogozhinë. ARRSH sqaron se projekti i kësaj vepre infrastrukturore parashikon ndërtimin e një nyjeje në Papër, e cila do të mundësojë lidhjen e zonës së Papërit, Cërrikut dhe territoreve përreth me autostradën. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërtimi i kësaj nyjeje nuk është përfshirë në kontratat që janë aktualisht në proces zbatimi. Nyja është planifikuar të realizohet në një fazë të mëtejshme, në përputhje me planifikimin dhe vijimësinë e projektit. ARRSH thekson se “mbetet i angazhuar për informimin e vazhdueshëm dhe transparent të publikut mbi ecurinë...