Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Arbnor Muja është shumë pranë rikthimit te Sint-Truiden (STVV) në Belgjikë, pasi klubi belg ka arritur marrëveshje me turqit e Samsunsporin për transferimin përfundimtar të shqiptarit. 27-vjeçari i cili sezonin e kaluar luajti te STVV-ja në formë huazimi, pritet të veshë përfundimisht fanellën e skuadrës belge. Tashmë pritet që Muja dhe drejtuesit e klubit të arrijnë një marrëveshje për kushtet personale të kontratës. Samsunspori është i gatshëm të lejojë largimin e Mujës edhe për shkak të situatës në skuadër, pasi klubi turk aktualisht ka një numër të madh lojtarësh të huaj dhe synon të krijojë hapësirë në ekip. Futbollisti i Kombëtares shqiptare u aktivizua 26 ndeshje sezonin e shkuar me St.Truiden ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 2 asiste. Vlen të theksohet fakti se për...