Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq
Tetë trupa të copëtuar u gjetën të dielën të varrosur fshehurazi në një minierë të paligjshme në provincën jugore ekuadoriane të Asuay, tha policia. Trupat ishin “varrosur në një thellësi prej rreth dy metrash”, kishin duart e lidhura dhe tregonin “trauma të tilla si copëtimi dhe prerja e kokës” të shkaktuara me hanxharë, tha për shtypin Pablo Iga, një oficer i lartë i policisë gjyqësore. Viktimat u gjetën në zonën e Pukarës, ku minierat e paligjshme të arit dhe bakrit janë intensifikuar vitet e fundit dhe ku banda Los Lobos (“ujqërit”) konsiderohet dominuese. Sipas analizave paraprake, trupat u varrosën në minierë rreth dy ditë më parë. Identitetet e viktimave nuk janë konfirmuar në këtë fazë. Pavarësisht politikës anti-banda, “luftës” së shpallur kundër bandave nga presidenti...
Burimi:
javanews.al