KFOR tërhiqet nga veriu, Manastiri i Deçanit dhe Ura e Ibrit në duart e policisë kosovare
Rajoni E Hënë, 10 Gusht 2026 18:30 Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, ka nisur “tranzicionin gradual të pranisë” së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një reagim për Radio Europa e Lirë, KFOR-i tha se ky hap po ndërmerret në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë. “Misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të KFOR-it nga ura kryesore në Mitrovicë. Në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it”, thuhet në reagimin e KFOR-it për Radio Europa e Lirë. Sipas KFOR-it, ky proces “do të jetë gradual, në varësi të kushteve dhe po koordinohet ngushtë me të...
Burimi:
kohajone.com