Tërmet me magnitudë 7.4 ballë, ka viktima dhe njerëz të bllokuar nën rrënoja

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë, ka viktima dhe njerëz të bllokuar nën rrënoja

Bota E Hënë, 10 Gusht 2026 17:36 Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur pjesën perëndimore të Kolumbisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima. Sipas raportimeve fillestare, të paktën 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete të vendit, mes tyre Cali dhe Medellín. Në qytetin e Calit, rreth 20 ndërtesa raportohet se janë shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e personave që mund të ndodhen ende nën rrënoja. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit është lokalizuar pranë San José del Palmar, në rajonin Chocó. Pas lëkundjeve të fuqishme, autoritetet kanë raportuar dëme dhe persona të lënduar edhe...