”Roel, të do xhaxhi Labi”, Tahiri bën donacionin prej 5 mijë eurosh: Traditën e bamirësisë të mos e harrojmë

”Roel, të do xhaxhi Labi”, Tahiri bën donacionin prej 5 mijë eurosh: Traditën e bamirësisë të mos e harrojmë

Showbiz E Hënë, 10 Gusht 2026 17:14 Këngëtari i mirënjohur dhe humanisti Labinot Tahiri ka bërë të ditur se e ka mbajtur premtimin e dhënë për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, duke kontribuar me 5 mijë euro për të. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka treguar se nga shuma e përgjithshme, 4 mijë euro janë kontribut i tij, ndërsa 1 mijë euro janë dhuruar nga artisti 2 Ton. Ai ka falënderuar gjithashtu dy familje që kanë kontribuar gjatë dasmave, duke bërë thirrje që edhe të tjerët të ndihmojnë sipas mundësive. “i përkas shqiptarit që e mban fjalën, sepse kështu më mësuan gjyshërit e mi dhe shqiptarët e traditës”, ka shkruar Tahiri. Ai u ka bërë thirrje edhe artistëve të tjerë që,...