Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%
Inflacioni u rrit në 3,4% në korrik 2026, nga 2,5% që ishte në të njëjtin muaj të vitit 2025, ndërsa krahasuar me qershorin, çmimet e konsumit u rritën me 0,2%. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, me një kontribut prej 1,18 pikë përqindjeje, të ndjekura nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, me 0,83 pikë përqindjeje. Në terma vjetorë, rritjen më të lartë të çmimeve e shënoi grupi “Transporti”, me 8%, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,5% dhe “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,1%. Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 3,5% krahasuar...
Burimi:
kohajone.com