“Zelensky bëri një gabim diplomatik”. Deputeti ukrainas kritikon presidentin për deklaratën në Beograd
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka kritikuar deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd, ku kreu i shtetit ukrainas rikonfirmoi se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën. Goncharenko, i cili ka ndërmarrë në Parlamentin e Ukrainës një nismë ligjore për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ka cilësuar qëndrimin e Zelenskyt si një “gabim diplomatik”. Përmes një reagimi në rrjetin social X, deputeti ukrainas ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj deklaratës së presidentit, duke publikuar edhe një fotografi ku shihet heqja e sloganit “Free Ukraine” në Prishtinë. “Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi deputeti ukrainas. This is...
Burimi:
kohajone.com