Plas skandali, shkarkohet myftiu i Vlorës pasi kundërshtoi tezën se Vlora ka qenë 90% hebreje, si përplasja me…

Plas skandali, shkarkohet myftiu i Vlorës pasi kundërshtoi tezën se Vlora ka qenë 90% hebreje, si përplasja me…

Një skandal i paprecedentë ka tronditur së fundmi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, është fshirë nga lista e të përshtatshmëve dhe është transferuar me urgjencë drejt Peqinit. Përplasja publike nisi pasi Hoxhllaku guxoi t’i kthente përgjigje mjekes hebreje, Ana Kohen, duke demaskuar me regjistrat osmanë të shekullit XVI tezën se Vlora e vitit 1492 paskësh qenë 90 për qind hebreje. Mirëpo, ky debat historik shërbeu vetëm si pretekst zyrtar për të mbuluar një faturim të vjetër llogarish brenda hierarkisë së KMSH-së. Burime nga xhemati lokal bëjnë me dije se shkaku real lidhet me fjalimet e tij të pandërprera kundër gjenocidit në Palestinë dhe kritikave të hapura drejtuar kryetarit Bujar Spahiu gjatë një iftari në muajin e Ramazanit. Vendimi ndëshkues u...