Aksident i dyfishtë në aksin Levan-Tepelenë, plagosen katër persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Romes. Dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e katër personave. Të plagosurit janë një nënë së bashku me dy vajzat e saj, të cilat udhëtonin në njërin prej automjeteve, si dhe drejtuesi i mjetit. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat transportuan me urgjencë të plagosurit drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al