Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Shqipëria po vijon të tërheqë një numër në rritje të shtetasve të huaj. Deri në fund të qershorit të këtij viti, në vend rezultojnë të miratuara rreth 39 mijë leje qëndrimi për shtetas të huaj. Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se punësimi është arsyeja kryesore e qëndrimit të të huajve në Shqipëri. Në total, janë miratuar afro 22 mijë e 700 leje për punësim, përmes lejeve unike për punëmarrës dhe lejeve unike për të vetëpunësuar. Kjo shifër përbën rreth 59% të të gjitha lejeve aktive të qëndrimit. Në krye të shtetasve të huaj të pajisur me leje unike për punësim janë ata nga Filipinet, India dhe Egjipti. Vetëm këto tre shtetësi kanë së bashku 10 mijë e 258 leje unike për punëmarrës, duke...