Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Komunikatë e fortë nga tre konferedarat e futbollit pas tentativës së kreut të FIFA-s për privatizimin e Kupës së Botës. “Forca e futbollit ka qenë gjithmonë uniteti. Kërkojmë që ky unitet të nderohet tani, për një lidership që të jetë në shërbim të futbollit, jo të kërkojë ta dominojë atë”. Ky është qëndrimi që kanë mbajtur UEFA, CONCACAF dhe AFC, i shprehur në një letër të hapur të firmosur nga presidentët e konfederatave futbollistike europiane, aziatike dhe amerikano-qendrore, Aleksander Ceferin, Salman Bin Ibrahim Al Khalifa dhe Victor Montigliani. Reagimi vjen për shkak të sjelljes së fundit të FIFA-s dhe në veçanti të presidentit të saj, Gianni Infantino. “Futbollit është pasioni më i madh i shpërndarë në botë. Nuk i përket asnjë individi dhe asnjë institucioni....