Po ndërtonte pa leje hotelin 5-katësh, pranga pronarit në Himarë, në kërkim shefi i IMT-së dhe 2 inspektorë
Pronari i një ndërtimi 5-katësh pa leje në Himare është vënë në pranga nga policia. Objekti në pronësi të 39-vjeçarit Lulzim Bujari ndodhet në vendin e quajtur “Sugë” dhe njëri kat është nën tokë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe kryeinspektori i IMT Himare, Dorjan Hoxha, 46 vjeç dhe dy inspektorë Mateo Koshi, 31 vjeç dhe Andi Hoxha, 42 vjeç. Njoftimi i policisë: Po ndërtonte pa leje, një objekt 5-katësh (njëri kat, nën tokë), arrestohet 39-vjeçari. Shpallen në kërkim 3 punonjës (kryeinspektori dhe 2 inspektorë) të IMT, Himarë, për shpërdorim të detyrave. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të përditshme në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, krahas angazhimit maksimal për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë sezonit turistik,...
Burimi:
gijotina.com