Lezhë/ Shpërthim me tritol në murin rrethues të një banese në Shënkoll! Nisin hetimet
Një shpërthim me tritol është regjistruar në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të një banese. Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve.
Burimi:
sot.com.al