Chelsea nis spastrimet, zyrtarizohet largimi i mbrojtësit pas 18 vitesh
10 Gusht 2026 16:30 Telesport Xabi Alonso ka nisur të shkurtojë repartin e mbrojtjes te Chelsea, duke synuar që numri i qendërmbrojtësve të reduktohet në 4-5. Trevoh Chalobah është largimi i parë, pasi pas 18 vitesh në klub është transferuar te Como për rreth 30 milionë paundë. Chalobah i ka dhënë lamtumirën Chelseat me një mesazh emocional, duke falenderuar klubin, trajnerët, shokët e skuadrës dhe tifozët për kontributin në zhvillimin e tij. Ai u shpreh krenar për rrugëtimin e bërë dhe u dha këshilla lojtarëve të rinj që të jenë të durueshëm, pozitivë dhe të besojnë te vetja.
Burimi:
telesport.al