Vazhdon zjarri në Krastë të Krujës, 50 efektivë në terren për izolimin e flakëve
Flakët në Krastë të Krujës janë vënë nën kontroll. 50 efektivë janë angazhuar për izolimin e plotë të zjarrit, një ndërhyrje e zhvilluar në terren të vështirë, njofton Ministria e Mbrojtjes. Pamjet nga lart tregojnë edhe sipërfaqen e djegur dhe tymin që ngrihet në këtë zonë. Siç është raportuar më herët, tani zjarri nuk i kërcënon më banesat. “50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit. Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë. Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.
Burimi:
gijotina.com