Ministri Gonxhja për pasuritë e Beqirit: S’ është marrë vetëm me tenderat e AKSHI-t! Kështjella 2.6 mln €? Më e lirë se në jug
blendi gonxhja-keshtjella-ermal beqiri TIRANË- Debati për pasuritë e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, për të cilat SPAK ka kërkuar sekuestro, është rikthyer në vëmendje, pas deklaratave të ministrit Blendi Gonxhja. I ftuar në një studio televizive në "MCN Tv", Gonxhja është shprehur se biznesmeni Beqiri nuk duhet të identifikohet vetëm me tenderat e AKSHI-t, duke theksuar se ai ka pasur edhe aktivitete të tjera. Lidhur me këtë, Gonxhja thotë se investimet e biznesmenëve shqiptarë jashtë vendit nuk janë diçka e pazakontë. Për më tepër, për ministrin nuk përbën habi as kështjella luksoze me vlerën 2.6 mln euro, e sekuestruar në Francë. Sipas ministrit, çmimi i kështjellës nuk është i jashtëzakonshëm, pasi është më i ulët se çmimi i disa vilave luksoze në jug të Shqipërisë dhe në rrethinat...
Burimi:
zeri.ai