‘Të vjedhësh qytetarët më të varfër në Europë është krim shtetëror’, Xhixho: Paratë shkuan për korrupsion, emergjencat u lanë në mjerim
E ftuar në studion televizive në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se qeveria Rama ka keqmenaxhuar situatën e zjarreve dhe ka lënë emergjencat civile pa mbështetjen e nevojshme. Ajo theksoi se zjarrfikësit po përballen me situata të vështira me mjete të amortizuara, ndërsa përmendi rastin e Krujës dhe reagimin e vonuar ndaj zjarrit.Xhixho deklaroi se qeveria ka pasur mundësi financiare për të investuar në emergjencat civile, por paratë janë orientuar drejt aferave korruptive dhe projekteve të tjera.“Të vjedhësh qytetarët më të varfër në Europë është absolutisht një krim shtetëror”, tha ajo, duke akuzuar qeverinë se ka lënë në mjerim emergjencat civile, arsimin dhe shëndetësinë.Duke folur për reformën territoriale, Xhixho theksoi se propozimi për 46 bashki është...
Burimi:
syri.net