Pandeli Majko: Ukrainasit dhe shqiptarët janë miq lufte e jo pr*stituta paqeje
Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ka shkaktuar reagime në Shqipëri dhe Ukrainë. Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko ka reaguar duke argumentuar se qëndrimi zyrtar i Kievit për Kosovën nuk duhet parë si tregues i marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe ukrainasve. Sipas tij, lidhjet mes dy popujve janë ndërtuar edhe përmes historisë së diasporës shqiptare në Ukrainë dhe mbështetjes që shqiptarë të ndryshëm kanë dhënë për Ukrainën gjatë luftës. Majko ka publikuar edhe një fotografi nga Parlamenti ukrainas, duke kujtuar një vizitë të tij në Kiev dhe pritjen që, sipas tij, iu bë flamurit shqiptar. Ai thekson se marrëdhëniet mes njerëzve dhe popujve nuk përcaktohen gjithmonë nga qëndrimet formale të diplomacisë shtetërore. Ndërkohë,...
Burimi:
ntv.al