‘Qeveria po centralizon pushtetin vendor’/ Himçi: Reforma territoriale po bëhet pa konsultime, shkrirja e bashkive largon shërbimet

‘Qeveria po centralizon pushtetin vendor’/ Himçi: Reforma territoriale po bëhet pa konsultime, shkrirja e bashkive largon shërbimet

Deputeti i PD-së për qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, ka kritikuar reformën e re administrativo-territoriale, duke e cilësuar procesin të njëanshëm dhe pa konsultime të mjaftueshme me qytetarët. Në një intervistë për SYRI TV, Himçi tha se Komisioni Bipartisan nuk përmbushi të gjitha detyrat e lëna nga Kuvendi dhe se pala socialiste nuk pranoi zgjatjen e afatit të tij. Ai kundërshtoi edhe propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se kjo do të largojë shërbimet nga qytetarët. Si shembull solli Elbasanin, ku sipas projektit Belshi dhe Cërriku do t’i bashkëngjiteshin Bashkisë Elbasan, e cila do të shkonte në rreth 200 mijë banorë. Himçi tha se reforma e vitit 2014 ka sjellë pasoja në zonat rurale, përfshirë mungesën e shërbimeve dhe shpopullimin. Ai kritikoi gjithashtu...