Dimal kundërshton hartën e re territoriale, Këshilli Bashkiak i thotë “Jo” shkrirjes me Berati
keshilli bashkiak i dimalit DIMAL- Këtë të hënë është mbledhur Këshilli Bashkiak i Dimalit, ku në mënyrë unanime ka miratuar vendimin për kundërshtimin e shkrirjes së Bashkisë Dimal me Bashkinë e Beratit. Këshilli Bashkiak argumenton se Bashkia Dimal duhet të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë e qeverisjes vendore. Ndërkohë, pasditen e kësaj të hënë, është pararlajmëruar protesta e tretë. Sipas draftit të Reformës Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, Bashkia e Poliçanit dhe Bashkia e Dimalit parashikohen të shkrihen dhe t’i bashkohen Bashkisë së Beratit. Disa ditë më parë, PS u ka dërguar bashkive projektligjin për ndarjen e re administrative, ndërsa në shkresë kërkohet që kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë të paraqesin mendimin e tyre për propozimin. Bashkitë kanë 60 ditë kohë...
Burimi:
zeri.ai