“S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha: Deklarata e Zelensky-t e papranueshme, jashtë çdo konteksti historik
Volodymyr Zelensky-sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi deklartën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se Ukraina nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi një të papranueshme, duke theksuar se pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Sipas Berishës, deklarata e Zelenskyt është jashtë çdo kontekti, në raport me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe ukrainasve, duke theksuar solidaritetin e Shqipërisë dhe Kosovës me Ukrainën pas nisjes së agresionit rus. "Sot kemi një deklaratë në të cilën ne shprehim keqardhje për deklaratën e presidentit Zelenski në Beograd për pavarësinë e Kosovës, të cilin ai u shpreh se është e njëanshme. Kjo deklaratë e presidentit Zelenski vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e Aleancës së...
Burimi:
zeri.ai