Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka deklaruar se ka vendosur për herë të dytë brenda një viti të shkrijë strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, pas konstatimit të shkeljeve dhe neglizhencës në ushtrimin e detyrës nga punonjësit e saj. Në një prononcim për mikrofonin e RTSH-së, Tavo tha se vendimi është marrë për shkak të mosveprimit të inspektorëve ndaj ndërtimeve pa leje në territorin e Himarës. “Për herë të dytë brenda një viti detyrohem ta shkrij IMT-në e Bashkisë Himarë për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të detyrës. Detyra primare është mbrojtja e territorit dhe nuk e kanë kryer këtë detyrë”, u shpreh Tavo. Sipas kryebashkiakut, në territorin e Himarës janë konstatuar ndërtime pa leje gjatë viteve të...