Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

Po kujdesej për bimët e hashashit në parcelë, prangoset në flagrancë 62-vjeçari në Krujë!

Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Krujë teksa kujdesej për bimët narkotike në parcelën e tij. Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Baruni”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike. “Gjatë kontrolleve në territor, në vendin e quajtur “Skahide”, në lagjen Barun, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë zbuluan një parcelë të kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes, policia kapi në flagrancë në parcelë dhe arrestoi E. P., 62 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar si personi që kishte kultivuar bimët narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa kontrollet në territorin e Krujës vijojnë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kultivimit të kanabisit. Materialet procedurale i...