EMRI/ Italia e kishte dënuar me 14 vite burg për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari me dy identitete! Do ekstradohet
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës, pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 14 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Ëanted 37”, të finalizuar nga specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në Durrës. Bëhet fjalë për Kastriot Dyrmishin, alias Kastriot Dermishin, 43 vjeç, banues në Durrës, i cili u lokalizua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17/1 të qytetit. Sipas të dhënave të Policisë, Dyrmishi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Firences në Itali. Kjo gjykatë e ka dënuar me 14 vite burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. “Nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane,...
Burimi:
javanews.al